“Arjan Konomi, të dhimbsem se jam e virgjër, unë e bëj që sot”/ Bëri bujë se s’ka dhënë puthjen e parë, djali ‘puth’ Live në TV Sindin e Për’puthen

0
580

Sindi Loci, është 22-vjeçarja nga Tirana, që studion violinë në Bukuresht dhe është bërë pjesë e formatit Për’puthen.

Ajo ka trumpetuar në program se është e virgjër dhe se nuk ka patur lidhje të mëparshme.

Kjo gjë u diskutua shumë në program ashtu edhe jashtë, duke sjellë shumë komente nga më të ndryshmet. Në daljen e parë që Sindi bëri tregoi që përveçse nuk ishte e dashuruar dhe nuk kishte pasur asnjë lidhje, u shpreh që nuk e ka dhënë as puthjen e parë.

Por jë djalë ka gjetur një mënyrë tejet origjinale për t’ia rrëmbyer nëpërmjet ekranit.

“Arjan Konomi, të dhimbsem se jam e virgjër, unë e bëj

Sindi trazoi ujërat në program dhe reagoi shumë ashpër ndaj opinionistit Arian Konomit, ky i fundit e komantoi si një “shpërthim”.

“Më vjen keq që në këtë moshë që je ti, nuk ke provuar akoma një ndjesi siç është dashuria”, ishte deklarata e opinionistit që ka prekur Sindin.

22-vjeçarja u tha se ishte e drejta e saj të zgjidhte çfarë donte në jetë, madje në një moment të debatit me opinionistin th se nëse ajo dëshionte mund të kryentë marrëdhënie s*kseuale që brenda natës. Menjëherë pas hapjes së këtij diskutimi, në studio kanë plasur debatet edhe me konkurrentët e tjerë, pasi Sindi kishte disa gjëra për të sqaruar.

Pjesë nga biseda:

Sindi Loci: Pse ndjen keqardhje për mua? Sepse nuk kam eksperiencë me djemtë?

Arjan Konomi: Mamatë tona në moshën tënde ishin me dy fëmijë…

Sindi Loci: Të kam dëgjuar, sot do më dëgjosh ti për këtë pjesë

Arjan Konomi: Po të flasësh që ç’ke me të…

Sindi Loci: Është jeta ime dhe kjo ka qenë zgjedhja ime. Ju më ofendoni mua për zgjedhjet e mia të jetës?

Arjan Konomi: Kush të akuzoi?

Sindi Loci: Keqardhje ç’do të thotë?

Arjan Konomi: Po unë e them prapë që më vjen keq.

Sindi Loci: Pse të vjen keq? Unë eksperiencën me djemtë e bëj që sot dhe ja u bëra vajza me eksperiencë edhe unë.

Arjan Konomi: Nuk paske kuptuar asgjë o Sindi… Më vjen keq që s’ke provuar dashurinë e që s’të ka qëlluar që të dashurosh.

Sindi Loci: Pse o Arjan? Është e vështirë të kryej marrëdhënie që sonte?

Arjan Konomi: Me këtë tipin që ke ti, mund të të jenë larguar të gjithë djemtë. Paske ardhur e përgatitur sot. Bravo!

Sindi Loci: Më vjen keq për ty që i sheh vajzat si puna ime me këtë lloj syri. Jam 22 vjeç dhe kam mbaruar shkollën, di 4 gjuhë dhe do publikoj edhe librin tim të parë. Sa prej jush kanë arritur kaq shumë në moshën time.

Ana Lleshi: Shtypi frenat këtu! Avash!

Sindi Loci: Prit ti se kam diçka për të sqaruar me Tean. The që pse nuk heshta për virgjërinë time?

Tea Trifoni: Jo, të thash që nuk më pëlqen që je krenare për veten tënde dhe pastaj thua që nuk të pëlqejnë njerëzit që të duan për atë gjë për të cilën ti je krenare.

Sindi Loci: Ti më the që e përmenda virgjërinë për vëmendje.

Tea Trifoni: Po.

Sindi Loci: Po ti pse e bëre publike ndërhyrjen dhe vënien e balonit gastrik? Për çfarë e përmende faktin që ti e ke rritur motrën tënde, familjen etj?

Ana Lleshi: Mos kalo në tema familjare. Asnjë nuk ka të drejtë të kalojë në çështje familjare.

Sindi Loci: Unë që kur kam hyrë në këtë skenë kam qenë shumë e sinqertë si për marrëdhëniet, si për diskot e të tjera me radhë.

Ana Lleshi: Mbaj gojën çfarë flet. Mos kalo në limite që nuk të takojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here