Vijojne dorëheqjet në drejtësi/ Pas ultimatumit të SHBA për hetime, 4 emra i largohen vetingut, të gjithë në aksion për të shpëtuar pasuritë

0
49
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur urgjentisht hetimet dhe bilanci pozitiv i vetingut ka rritur ankthin dhe panikun në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Deri më tani të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë zhytur në afera kanë përfunduar jashtë sistemit të drejtësisë, ndërsa një pjesë e tyre rrezikojnë të ndiqen edhe penalisht. Por ditët e fundit është vënë re se një pjesë e njerëzve të drejtësisë po dorëhiqen para se të dalin para komisioneve të vetingut dhe të njihen me gjetjet që ekspertët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë konstatuar sa i takon hetimit në tre shkallët, sikundër është ajo për pasurinë, integritetin moral dhe profesional.

4 emra i shpëtojnë vetingut

Kështu gazeta ka mësuar se brenda një muaj kanë dhënë dorëheqjen plot katër gjyqtarë dhe prokurorë, duke hequr dorë nga statusi i magjistratit dhe dalë nga sistemi. E para që ka hapur festivalin e dorëheqjes është prokuroja R.H. KKP ka bërë publike dje lajmin e dorëheqjes për arsye personale të zonjë në fjalë. Kjo e fundit sipas njoftimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë periudhës së fillimit të procesit të hetimit administrativ ka ushtruar detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërkohë që në teksa thekson se ka pranuar dorëheqjes e saj, e cila ka vendosur të largohet, duke refuzuar të dalë edhe në seancë dëgjimore, meqenëse ndaj saj hetimet kishin përfunduar. Po ashtu, emri i dytë që ka dhen dorëheqjen është E. D me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Edhe zonja ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, thotë KPK në njoftim, në një kohë që hetimet ndaj saj për procesin vetingut ishin bërë dhe ajo kishte pasur korrespodenca me komisioni. Por në minutat e fundit kur Komisioni i Pavarur i kualifikimit kishte mbyllur hetimet për gjyqtaren ën fjalë, kjo e fundit ka dërguar dorëheqjen me shkrim, të cilën KPK e ka pranuar. Ndërsa personi i tretë që i shpëton vetingut është B.H me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Zoti Hoxha sipas njoftimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka paraqitur dorëheqjen pranë këtij institucione, të cilën e ka pranuar, duke e zhveshur ata nga statusi i magjistratit. Ndërkohë emri i katërt është ai i Z.Sh. Ky i fundit zbulon KPK ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe gjatë periudhës së fillimit të rivlerësimit kalimtar ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Pra, në harkun kohor të një muaji kanë dhënë dorëheqjen plot 4 emra duke i shpëtuar vetingut.

Nisin lëvizjet për të shpëtuar pasuritë

Por kjo lëvizje e gjyqtarëve dhe prokurorëve që po shmangin përballjen me vetingun është një strategji e mirëmenduar, në mënyrë që të shpëtojnë pasuritë dhe ndëshkimit. Sipas ligjit, KPK gjatë procesit të vetingut shkëmben korrespodenca me gjyqtarët dhe prokurorët që janë duke hetuar nga komisioni, ku në disa raste që ka paqartësi, kërkon nga ta informacione shtesë. Por duke qenë se këto korrespodenca tregojnë qartë se diçka nuk shkon dhe se deklarimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk përputhen me gjetjet e ekspertëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë hetimit në të tre shkallët, njerëzit e drejtësisë zgjedhin rrugën më të shkurtër për t’i shpëtuar darëve të vetingut. SHBA dhe BE duan hetime ndaj të ngelurve në veting dhe kjo do të sjellë jo vetëm dënime me burg, por dhe sekuestrim pasurie. Ka emra me mbi 1 milion euro pasuri dhe sipas ligjit antimafia ajo duhet sekuestruar. Pra ata që e dinë se do të ngelin vendosin të dorëhiqen për të mbyllur telashet me drejtësinë dhe në këtë mënyrë shpëtojnë dhe pasuritë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj