Byroja e Hetimit/ Vetëm 55 persona kalojnë testin e ese-së, pjesa tjetër skualifikohet

0
328

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të mos jetë me kapacitet të plotë në fazan e parë të punës. Prej disa ditësh ka nisur procesi i përzgjedhje së 60 hetuesve, por nga 600 emra janë skualifkuar rreth 545, çka do të thotë se në garë kanë mbetur vetëm 55 emra. Deri më tani ka pasur disa faza testimi, nga ai me shkrim, te testimit fizik, ndërsa së fundmi u zhvillua dhe testimi i esesë. Ishin 130 vetë që u futën në testim, pro dje Byroja e Hetimit njoftoi se vetëm 55 janë kualifikuar për në fazën e ardhshme, që do të jetë ajo e intervistimit. “Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ese-së” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurrimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurrimit ndërpritet në këtë fazë. Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë ) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurrimit që është faza e “Intervistës ” e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena” , Godina “Poli i Drejtësisë”, (Ish-fusha e Aviacionit), Tiranë”, thuhet në njoftim. Pas intervistimit do ketë dhe dy faza të tjera, ajo e poligrafit dhe e verifikimit të pastërtisë së figurës. Një ndër risitë e përzgjedhjes së hetuesve të BKH do të jetë padyshim makina e së vërtetës, ose e njohur si poligrafi. Të gjithë emrat që do të përzgjidhen në fund fare, para emërimit do i nënshtrohen poligrafit. “Testi i poligrafit do të kryhet nga ekzaminuesi i poligrafit i certifikuar, e vërtetuar kjo nga anëtarësimi në Shoqatën e Poligrafëve Amerikanë (APA – http://www.polygraph.org). Testi i Poligrafit, informacioni në raportin e ekzaminuesit të poligrafit për intervistën dhe ekzaminimin do të mbyllet në një zarf, i cili do të hapet në fazën e verifikimit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës. Testi i Poligrafit do të jetë pjesë e vlerësimit të kandidatit së bashku me verifikimin e pasurisë dhe figurës. Komisionit në vlerësimin e kandidatit do t’i referohet dhe rezultatit të Raportit të Testit të Poligrafit. Kur gjetjet e këtij të fundit përkojnë me të dhënat e mbledhura në përputhje me Nenin 6 të Ligjit, Komisioni e vlerëson si provë mbështetëse për të arritur përfundimin nëse kandidati ka ose jo integritetin e duhur”, thuhet në rregulloren e BKH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here