“Oferta fituese për demokratët”, Rama i nxjerr videon: Jepja Lulit e merr Monikën me gjithë Ilirin dhe bota është e jotja!

0
240

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me opozitën duke publikuar një video. Rama thotë se oferta fituese për demokratët është ‘’Jepja Lulit e merr Monikën me gjithë Ilirin’’.

Edhe dje Rama ironizoi me këtë deklaratë teksa sot thotë se me këtë ofertë bota është e tyrja. Në fakt debati qëndron mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor pasi opozita donte koalicion të përbashkët të cilën mazhoranca me Kuvendin tashmë e kanë ndaluar me ligj.

Gjithashtu Rama ironizon edhe çiftin presidencial, i cili nuk po gjen qetësi me fakin që ekziston apo jo virusi, për Monikën jo, ndërsa Meta bën thirrje të merren masa urgjente për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Oferta fituese për demokratët “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!” dhe bota është e jotja”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F988147741667449%2F&show_text=0&width=560

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here