“Jemi në një moment kritik në pandeminë Covid-19″/ Përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë ngre alarmin: Po ecin në trajektore të rrezikshme

0
262

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 311 persona me koronavirus dhe 6 viktima. Shifrat e larta të publikuara nga ministria kanë shkaktuar frikë tek popullata e gjërë, ku të gjithë i druhemi një karantinimi të dytë, për një mbyllje si ajo e marsit.

Nisur nga kjo dhe jo vetëm Organizata Botërore e Shëndetësisë në Tiranë shkruan se muajt në vijim do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende po ecin në trajketore të rrezikshme.

Ne jemi në një moment kritik në pandeminë COVID-19, veçanërisht në hemisferën veriore, Përfaqësuesja e OBSh-së, Dr. Bettina Mene, ju tha pjesëmarrësve të një forumi shkencor që u zhvillua të mërkurën nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. “Muajt në vijim do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende po ecin në në trajektore të rrezikshme,” nënvizoi ajo.

Në fjalën e saj përmes lidhjes virtuale në forum, Dr. Menne theksoi se “OBSh-ja nxit udhëheqësit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar vdekjet e panevojshme, bllokimin e shërbimeve mjekësore dhe mbylljen e përsëritur të shkollave.”

Pas një përditësimi të situatës së Covid-19 dhe prezantimit të punës dhe përpjekjeve të OBSh-së për të luftuar pandeminë e virusit, kreu i zyrës së OBSh-së për Shqipërinë u shpreh se “vaksinat, diagnostikimi dhe terapitë efektive do të jenë jetike për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të përshpejtuar rimëkëmbjen globale.”

“Por këto mjete jetëshpëtuese do të jenë efektive vetëm nëse janë të disponueshme për grupet më në nevojë në mënyrë të drejtë e të barabartë, dhe njëkohësisht për të gjitha vendet,” shtoi ajo.

Forumi Shkencor, “Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri dhe në botë,” trajtoi çështje kryesore të përgjigjes së bashkërenduar globale për Covid-19, shkencën pandemike, pasojat dhe masat e marra nga sistemet shëndetësore, si dhe rastin e pandemisë si një mundësi për rimëkëmbje ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here