Lleshaj i kthehet keq Murrizit: Mos ma trash zërin mua! Ti se di nga jam unë…

0
240

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka debatuar ashpër në Kuvend Myslim Murrizi.

Lleshaj i ka kërkuar deputetit që të qëndrojë larg Policisë së Shtetit, duke i përmendur edhe karrierën e tij në institucion.

Më pas debati me tyre ka degraduar deri në ofendime personale, por është ndërprerë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i ka kujtuar kohën në foltore.

“Policia nuk ka asnjë objekt që të merret me deputetët. Deputetët janë të parët që duhet të mbajnë përgjegjësi nëse shkelin ligjin. Nuk ke shans të fitosh pikë përballë Policisë dhe ligjit. S’dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qënë dhe polic ke mbetur akoma. Nuk fiton pikë përballë me Policinë. Je polic dhe ke dështuar në policinë financiare. Harroje intimidimin ndaj Policisë dhe zbato ligjin sepse je askushi. Rri mo ti… Mos u përpiq që të trashësh zërin se e ke të vështirë organikisht. Ti se di nga jam unë njëherë…,”-tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here