Mesazhi i mjekes: Nuk duam t’ju shohim në spital, çdo ditë rastet po shtohen

0
261

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin e mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Prof. Alma Cani.

Cani thotë se pacientët në spitale po shtohen çdo ditë, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve për të respektuar rregullat për të mbrojtur jetën e të gjithëve.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë raste të shpërndarjes së virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spitale. Kërkojmë ndihmën tuaj. Zbatoni rregullat, bëni kujdes. Distancimin social e për më tepër vendosjen e maskës. Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit, për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën. Mbroni jetën tonë, tuajën, timen, të të gjithëve ne”, është mesazhi i Prof. Alma Cani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here