“Arvanitët, themeluesit e Greqisë së Re”: Një vështrim mbi kontributin e zotërve shqiptarë

0
257

Historiani Arben Llalla ka publikuar “Arvanitët – Themeluesit e Greqisë së re”, një libër që hedh dritë mbi rolin e shqiptarëve në themelimin e Greqisë së sotme. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, studiuesi foli për kontributin e madh që kanë dhënë arvanitasit në fushën politike apo kulturore të Greqisë, një fakt që është fshehur dhe izoluar duke mos nxjerrë në dritë, ashtu siç thotë ai, historinë e vërtetë të Greqisë.

“Shqiptarët janë shumë të lidhur me Greqinë e sotme si shtet dhe si gjerografi, pasi në ato treva kanë jetuar prej 1 mijë vitesh shqiptarë kur nuk ka patur dhe të tjerë. Dhe nëse do të bëjmë një krahasim me arvanitët dhe arbëreshët, arvanitët e kanë ruajtur më shumë kulturën, gjuhën dhe zakonet arbërore. Duhen ruajtur konservuar të dhënat e tyre, këngët, muzika dhe gjithçka që lidhet me jetën e tyre.

Një pjesë e madhe e arvanitëve janë autoktonë, pastaj ka patur dhe 5-6 valë të tjera që kanë vajtur. Nëse i hyjmë historisë mirë, grekët e lashtë dhe jo grekët e sotshëm janë zhdukur nga sëmundjet e ndryshme dhe vendi ka qenë bosh. Ka qenë Perandoria e Bizantit kur ishim dhe neve, pra gjithmonë kanë patur shqiptarë apo arvanitët siç themi në ishuj.

Dhe kur Venediku i ushtoi ato toka, venedikasit ftuan shqiptarët që të punojnë tokat. Nuk ka patur popullsi tjetër përveç shqiptarëve dhe një pjesë e vogël që quheshin romei.  Grekët që njohin mirë historinë nuk duan të quhen as helenas dhe as grekë, por romajkos që është ghuja e tyre rome. Ashtu siç e ka titullin libri që arvanitët themeluan Greqinë, kanë qenë kryeministrat e parë, presidentët, ministrat, janë themelues të Akademisë së Shkencave të Athinës, janë ata që e ndanë Kishën Ortodokse Autoqefale të Greqisë nga patriarkana e Stambollit.

Pra shteti grek në çdo damar, 80 përqind janë shqiptarët ata që kanë themeluar të gjithë institucionet.   Greqia deri në 1866 nuk kishte parti greke në Kuvend, kishte parti franceze, britanike, italiane pra është interresante historia e vërtetë e Greqisë dhe jo propagana që bëhet nëpë shkolla greke.  Ka shumë prapaskena dhe shumë mite. Nëse do të shikonit librin, ka disa piktura origjinale kuvendi i parë i Greqisë ka qenë 1821 deri në 1883 në një qytezë të Moresë.

Greqia përbëhet nga disa grupacione popullsish, nga arvanitëtë, maqedonasit, bullgarët, vllehët dhe kanë këta përplasjet e brendshme, Shqiptarët duke qenë autoktonë atje sulmohen keq nga Kisha Greke.  Nëse do t’i hyjmë historisë shumë thellë të gjithë mitropolitët, peshkopët grekë që ne i mësojmë se kanë qenë në Shqipëri në kohën e Perandorisë Osmane janë me origjinë ruse. 

Kryepeshkopi i sotmë e ka mbiemrin Lapi, është arvanitas, flet shumë mirë shqip, është krenar që është arvanitas, e përmend gjithmonë. Ka qenë njeri i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Dhe kryepeshkopi para këtij, ishte shqiptar nga fshati i Fan Nolit, nga ajo pakicë kombëtare që njihet në Thrakën greke si pakicë kombëtare në bazë të marrëveshjes së Lozanës.“, tha ndër të tjera ai. abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here