Paralajmërimi i Metës: Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe

0
196

Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet thotë kreu i shtetit Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar shkresën me 11 pyetje për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

“Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here