“Zvogëlon kohën e shërimit”, SHBA miraton Remdesivir për trajtim të COVID-19

0
273

Administrata Amerikane për Ilaçet dhe Ushqimet bën të ditur se ka miratuar ilaçin antiviral Remdesivir për trajtimin e COVID-19 në spital.

Ky është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e FDA bëhet e ditur në një deklaratë. OBSH tha javën e shkuar se Remdesivir ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientit. OBSH madje tha se ishte bazuar në studimet e saj, por firma prodhuese e Remdesivir i hodhi poshtë këto gjetje. Remdesivir është autorizuar për përdorim urgjent në SHBA që nga maji.

Në deklaratë po ashtu thuhet se ky medikament u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here