Për të shpëtuar jetë/ Lamborghini i policisë me 230 km/h për të dorëzuar veshkën për transplant

0
230

Nga Padova në Romë me 230 km/h me një Lamborghini Huracan për të transportuar një veshkë në poliklinikën Gemelli. Policia e Shtetit arriti të transportonte në kohë organin për transplant e për të shpëtuar një jetë.

Agjentët u nisën të martën në orën 10.30 nga spitali civil në Padova dhe në vetëm tre orë arritën në kryeqytet ku ekipi mjekësor ishte në pritje të ndërhyrjes kirurgjikale.

Lamborghini Huracan përdoret nga policia për transport të organeve të destinuara për transplant. Në fakt, ka vetëm qëllim të shpëtojë jetë. Në bagazhin e parmë është instaluar një frigobox ku ruhen organet. Gjithashtu në veturë ka dhe nëj defibrilator për raste emergjence.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here