“Me mua s’ka filma o trim”/ Artan Hoxha i kthehet keq Dritan Zaganit dhe nxjerr detajet e rënda: Po si nuk ke turp! Në atë kohë unë isha armiku i betuar i Metës! Ja kush të mban me para

0
860

Një sherr ka nisur në rrjetet sociale që prej mbrëmjes së djeshme mes ish-shefit të antidrogës së Fierit, Dritan Zagani dhe gazetari Artan Hoxha.

Zagani e akuzon Hoxhën se nuk i është përgjigjur një telefonate të tij kur ishte në burg, pasi ishte i zënë duke pirë kafe me Saimir Tahirin. Ndërsa Hoxha sqaron se në atë kohë ai ishet shpallur armiku i betuar i Metës dhe nuk mund të hynte në burg pasi gjithë sistemin e Drejtësisë në atë kohë e kishte në dorë LSI.

Jo vetëm kaq, por Hoxha nxjerr detaje të forta të krimit në vend dhe zbulon detaje edhe për çështjen e ‘bankomatit’ me gjeneralin italian ,e të cilin është i përfshirë edhe Zagani.

“Artan Hoxha po po..kurr nuk me the qe nuk vi te takoj ne burg…thjesht nuk erdhe se ishe i zene te kafja me Sajen…sa per mbeshtetjen kur i plasen ujerat Sajes e qelbi europen e verteta, atehere po..u bashkove ca kohe edhe ti por ce do se si thua vete dardha e ka bishtin mbas..dhe ajo me palo prokurorin heroin tend ishte thjesht heqja e maskes qe mbajete ca kohe.. sa per shpifje gjerat jane sheshit…denonco çdo shpifje qe une kam ber e bej, denoncoj ashtu si bere atehere kur humba çdo respekt per ty qe shite ish agjentin e infiltruar te llumi trafikant duke bere “zbulimin” e madh me fotot që te nisi ai drejtoruci rilindas lushnjare…ti je mesu me ba filma por me mua ska filma o trim..o me mua o me arushen se me te dyja te une harroje ti.”, shkruan Zagani.

Pas kësaj replike e menjëhershme ka qenë përgjigjiane  Artan Hoxhës,

“Po je per te qare hallin o burre, shko zhytu njehere ne pishine mbase freskohesh, se une vazhdoj te jem aq i pasur ne Shqiperi sa jetoj me qira edhe pse kam 25 vite qe punoj me rroge me te madhe se cdo polic ne kete vend. Çuditerisht nuk kam as prona ne bregdet dhe as apartament te blere me rroge polici si ty. Po si nuk ke turp dhe kujton telefonaten ne Spitalin e Burgut? Po avokati jot ishte miku im o derezi. Po ne kohen qe folem me telefon nga burgu, minister i drejtesise ishte Nasip Naço i LSI-se drejtori i burgut ishte nje LSI-ist tjeter nga Skrapari. Po te thashe qe ne ate kohe, se do beja cdo perpjekje per te hyre ne burg, por isha armiku i betuar i METES dhe LSI-se Sepse kisha publikuar pergjimet e Metes. Po si mund te futesha ne keto kushte ne qeline tende, te thyeja burgun. Kush guxonte nga LSI ne Ministrine e Drejtesise dhe ne Drejtorine e Burgjeve ne ate kohe te me jepte mua leje te hyja ne burg. Apo i ke harruar keto fakte.

Meqe ishe nen hetim mund te hyja dhe me leje te prokurorit te pergjithshem Adriatik Llalla. Po si do me jepte leje Llalla kur ishte miku i Metes dhe kur e kisha denoncuar per sa e sa mbyllje dosjesh.

Po si mund te jesh kaq i pacipe o derezi, po kujtoi si ishte situata pastaj guxo e fol. Po si ske turp dhe e tjeterson krejtesisht rastin e vrasjes se Santos, kur pas gjashte vitesh, i vetmi njeri qe guxon te flas per kete vrasje jam vetem une. Po si nuk te vjen turp e thua isha ne kafe me Tahirin sikur isha ne zyren e tij.

Po je kaq i paturp sa qellimisht trillon faktet. Po e kam shpjeguar 100 here une dhe kolege te mi se diten qe eshte vrare Santo, ne oborrin e Ministrise se Brendeshme, ishte njoftuar nje kafe pune me gjithe gazetaret e kronikes qe kishin mbuluar ngjarjen e Lazaratit te atij viti. Ishte ne oborr jo ne zyre o sherlok holms.

Po aty nuk kam qene vetem une me Sajmirin, se ndryshe nuk do ta sulmoja per te mbrojtur ty edhe pse e dija shume mire cfare kishe bere ne te vertete me operacionin me emrin e koduar “Merry Christmas”.

Po aty kane qene mbi 30 gazetare te medias se shkruar dhe televizive, takimi eshte i filmuar dhe une isha thjesht nje nga 30 gazetaret qe shkuan aty. Nese do te isha miku i Sajesm si te ka dale rryli i fytit duke uleriturm do te isha une duke bere xhiro me helikopterin e policise si bene gjithe gazetaret shqiptare dhe te huaj ne 2016-en, e jo me te shkoja neper male te denoncoja kanabis dhe hangaret me kanabis neper Shqiperi. Po do ma kshte dhene mua Saja apo Antoni dosjen tende o dopio-polic, nuk do te kursenin. Po e ke te dokumentuar nga BBC, ARD, ZDF, NRK, Zerin e Amerikes etj denoncimet e mia ne 2015, 2016, 2017, 2018 madje dhe denoncimi i fundit kete vit, kur per tre muaj heshten te gjithe. Heshti media, heshti partia jote, heshti gjithe opozita, se qeveria ishte pjese e kanabizimit dhe nuk mund te fliste.

Po normal o dopio-polic ne dopio-rol, qe punoje dhe ne policine e Saje Qorrit dhe paguheshe nga bankomati i italianit Alessandro Giuliani.

Po keshtu te duken gjerat ne Shqiperi nga pishinat dhe azili ne Zvicer. Qetesou, thirri mendjes, kujto si dhe sa here te ndihmuam publikisht ne media, deri sa shpertheve vrerin tend pas emisionit ne Opinion ku permenda se dosjen e grupit Bajri ne Shkoder e ka rihapur Anton Martini…je per te qare hallin, vertete etiken dhe faktin se te kam mbeshtetur per dy vite me rradhe e paske marre per dobesi…

Lere trimerine se ta njoh mire, fillove dhe fole pasi çave ferren, kur ike nga Shqiperia, aq trim ishe. Sepse sa qendrove ne Shqiperi nuk guxove kurre te flisje. Ndryshe nga ty nuk jam arratisur kurre por u kam qendruar ballazi Berishes, Nanos, Metes e Rames, e kam denoncuar narko-shtetin qe me 2004 kur u godit helikopteri ne Lazarat deri para dy javesh nga Dukagjini deri ne Vlore…

Une nuk jam i siguruar si ty ne azil, kur vazhdoj te denoncoj kanabisin e Rames dhe te Rilindjes, vrasjet qe behen prej narkotrafikut dhe kufomat qe zhduken.

Mos harro bankomatin, vazhdon te te nis gje Alessandro Giuliani?! Se po te mi nisnin dhe mua si ty, do ishim bashke ne Zvicer duke shitur “trimeri” me parate e zviceraneve….”, i përgjigjet Hoxha.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj