Jahti slloven i braktisur në Patok/ Hetuesit gjejnë një dokument

0
299

Një jaht i braktisur në Patok, dyshohej se përdorej për trafik droge, por hetimi zbulon të jetë vjedhur në Slloveni. Mjeti i llojit velier u gjet nga policia kufitare në det të hapur pranë zonës së Patokut në Kurbin.

Specialistët e policisë dhe prokurorisë, pas veprimeve hetimore të kryera, janë duke pritur informacionet nga autoritetet detare për identifikimin e pronarit të këtij mjeti lundrues.

Brenda mjetit është gjetur një dokument dhe është kërkuar mbështetja e Interpolit për të marrë kontakte me vendet fqinje me qëllim zbulimin e prejardhjes së këtij jahti. Duke ju referuar faktit se veliera ka fuqi motorike të vogël është përjashtuar mundësia që ai mund të jetë përdorur për trafikim të lëndëve narkotike.

Duket se personat që kanë qenë në bord kanë zgjedhur këtë vend për ta braktisur, pasi në Patok ka shumë pak lëvizje dhe është i pabanuar. Mjeti lundrues turistik me emrin Tai-Pan është ankoruar në Shëngjin dhe është nën sekuestro nga prokuroria, si objekt hetimi. Ky është jahti i dytë që gjendet  i braktisur në afërsi të Shëngjinit. Një vit më parë u gjet një jaht turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili është shpallur person i zhdukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here