Kandidatët për deputetë të PD-së, mbyllet faza e tretë. Emrat do i shkojnë…

0
30

Janë 315 kandidatë për deputetë dhe kryetar bashkie nga radhët e Partisë Demokratike që janë përzgjedhur nga komisioni i vlerësimit në PD.

Nga 498 emra, janë skualifikuar 183 dhe 315 do të vazhdojnë garën dhe do të votohen nga Këshilli Kombëtar.

Mësohet se skualifikimi i 183 emrave u bë në bazë të kritereve për kontributet që kanë dhënë në politikë dhe në parti.

Faza e tretë ishte edhe faza e fundit e punës së Komisionit të Vlerësimit. Dy ditë më parë në një intervistë për “Panorama”, anëtarja e vlerësimit në PD, Enriketa Papa tha se pas fazës së tretë lista i dërgohet bashkëngjitur me një raport për çdo kandidat kryesisë së Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj