Të infektohesh nga koronavirusi nuk prek vetëm friken nga vdekja por edhe rrënimin ekonomik. Ata që e kanë kaluar e cilësojnë “sëmundjen e të pasurve”, pasi trajtimi për kurimin e koronavirusit kërkon shpenzime të mëdha dhe jo vetëm për medikamente.
dhe pse sëmundjen nuk e kaloi në formë të rëndë, lista e ilaçeve për Kujtimin ishte e gjatë, një pjesë i vazhdon edhe sot. Por edhe ushqimin në ato tre javë, ishte trajtim me vete. Pa ndihmën e fëmijëve nuk do ia kishin dalë.
“Sëmundja është e frikshme, të themi të drejtën, por e kushtueshme. Ilaçe, vitamina, por edhe frutën. Kemi shpenzuar 800 mijë lekë të vjetra për tri javë. Na ka shkundur financiarisht, por fatmirësisht kemi patur ndihmën e fëmijëve”, thotë çifti.
Sa më e rëndë të jetë forma e sëmundjes, aq më të larta janë shpenzimet dhe dy apo trefishohen kur në familje ka të tjerë të infektuar. Shërimi nuk ka qenë i lehtë për ish-zëvendësministren e Arsimit Nora Malaj dhe bashkëshortin e saj, pavarësisht financave më të shëndosha.
“Ishte e kushtueshme, familjarisht na kushtoi 4 mijë euro, për situatën e rënduar ku u gjetëm. Përtej pagave të mira që kam marrë ndër vite, edhe unë hoqa disa gjera për të realizuar shëndetin, që vjen i pari”, pohoi Malaj për A2.