Zbardhen detajet e forta / Identifikohet personi i cili zhduku dy milionë euro nga thesari i shtetit

0
28

Labinot Gruda, është personi i cili dyshohet se ka bërë transferimin e 2.077.995 milionë eurove përmes 4 transaksioneve të ndryshme nga thesari i shtetit. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka konfirmuar këtë rast. Ajo e ka cilësuar rastin si të “izoluar”. “Ky është një transaksion bankar dhe kemi gjurmuar të gjitha transakionet që janë bërë si rezultat i këtij transaksioni. Organet e rendit janë duke u marrë, për të parë se kush janë përfituesit fundorë”, ka deklaruar ajo. Ndryshe, i arrestuari ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit, ndërkaq është edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj