Robert Aliaj rikthehet si asnjëherë më parë në televizion, këtë herë “sfidon” Blendi Fevziun

0
245

Robert Aliaj do t’i rikthehet ekranit, këtë herë do të vijë me një emision që do të mbajë emrin e tij, format i cili nuk lidhet me artin apo shoëbizin.

Burime pranë “Neës31” bëjnë me dije se Aliaj do t’i përkushtohet një programi politik, i cili do të transmetohet në ABC Neës. Jo vetëm kaq, pasi Roberti ka zgjedhur të shfaqet të enjteve në ekran, duke konkurruar kështu Blendi Fevziun në “Opinion” dhe Eni Vasilin në “Open”. Rreth një muaj më parë, u diskutua se hapësirën televizive të së enjteve në ABC Neës do ta shfrytëzonte Baton Haxhiu me një emision politik, por ky i fundit i është dedikuar të premtes në po të njejtin televizion.

Për të mësuar më shumë rreth asaj çka pritet të shohim nga Robert Aliaj, pritet të zbulohen detaje në vijim. Diçka është e sigurt: artisti do të vijë në një dimension krejt ndryshe!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here