Ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni kurrë në mikrovalë

0
14

E shpikur për herë të parë në vitet 1940, mikrovala është kthyer në një nga pajisjet më kryesore të kuzhinës. Ndërsa mund të duket si një komoditet për gatim dhe ngrohjen e ushqimeve, në fakt ka disa lloje që duhet t’i shmangni t’i vendosni në mikrovalë me çdo kusht.

Vezët e ziera

Kur ngrohni një vezë të zier në mikrovalë, avulli nga molekulat e ujit shkakton presion. Meqenëse vezët kanë një membranë dhe lëvozhgë të hollë, ato nuk janë në gjendje ta mbajnë të gjithë presionin, gjë që mund të shkaktojnë një shpërthim në mikrovalë dhe pjatë.

Karrotat

Megjithëse karrotat mund të gatuhen dhe të nxehen në një mikrovalë, karotat e papërpunuara, mund të jenë të rrezikshme. Nëse karotat nuk lahen siç duhet dhe kanë ndonjë mbetje të papastërtisë, mineralet në tokë mund të shkaktojnë shkëndija në mikrovalë.

Mishi i përpunuar

Mishrat e përpunuar duhet t’i shmangni pasi përmbajnë sasi të larta kripe, aditivësh, kimikatesh dhe konservues. Por kur e vendosni mishin dhe ushqimet e konservuara në mikrovalë, niveli i kolesterolit mund të rritet, gjë që mund të shkaktojë probleme me zemrën.

Uji

Ngrohja e ujit në mikrovalë mund të duket si opsioni juaj më i thjeshtë, por studimet tregojnë se shumë raste të djegies. Valët elektromagnetike në një furrë me mikrovalë mund të shkaktojnë mbinxehje të ujit, gjë që i bën molekulat e ujit të paqëndrueshme dhe mund të shkaktojnë zierje intensive dhe madje shpërthime.

Speca djegës

Specat djegës përmbajnë nivele të larta të kapsaicinës, e cila kur është e ekspozuar ndaj valëve elektromagnetike në mikrovalë, është e prirur të shkaktojë flakë. Kur gatuani pulën në mirkovalë, shanset për t’u pjekut ashtu siç duhet janë të vogla duke u bërë kështu një rrezik për ndotjen bakteriale.

Mishi i pulës

Pula mund të jetë një shkak për përhapjen e salmonelës, sidomos kur nuk është gatuar si duhet. Kur gatuani një pjesë të pulës së gjallë në mikrovalë, shanset për gatim të barabartë dhe të plotë janë shumë të vogla, duke e bërë atë një rrezik të mundshëm për ndotjen bakteriale. Është më mirë ta gatuani atë në nxehtësi të drejtpërdrejtë si në zgarë apo furrë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj