Vazhdon të përshkallëzohet konflikti në Azerbajxhan. Më e rënda ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një raketë ka goditur një zonë rezidenciale në Ganja gjatë natës, ku si pasojë kanë humbur jetën shumë persona.
Sipas mediave të huaja, si pasojë e sulmit 13 civilë kanë humbur jetën dhe 40 persona kanë mbetur të plagosur, sakaq ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit që kanë ngelur nën rrënoja.

Me goditjen e Ganjas, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, është shënuar një përshkallëzim i konfliktit në Nagorno-Karabak, disa orë pas bombardimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist.

“Në Ganja “shumë njerëz janë nën rrënoja, disa kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur“,thonë dëshmitarët.
Në fotot e postuara nga mediat e huaja shihet se si grupet e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë bëhet e ditur se shumë shtëpi janë shkatërruar totalisht.

Zyra e prokurorit tha se Armenia gjithashtu shënjestroi raketa në qytetin Mingechavir por që sistemi azer i mbrojtjes ajrore i rrëzoi ato. Ministria armene e mbrojtjes mohoi pretendimin e Azerbajxhanit për bombardimin e qyteteve në Azerbajxhan dhe akuzoi Bakun për vazhdimin e bombardimeve të zonave të populluara brenda Nagorno-Karabakut, përfshirë Stepanakert, qyteti më i madh i rajonit.
Luftimet midis dy vendeve kanë rinisur në 27 shtator për rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili është territor i azerbajxhanit, por jetojnë armen etnik. Të dyja vendet i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës dhe kanë humbur jetën dhe qindra njerëz.