Google search engine
Home Sport Prishtina ndalet nga Dukagjini, Malisheva merr kreun e tabelës

Prishtina ndalet nga Dukagjini, Malisheva merr kreun e tabelës

0
20

Prishtina është ndalur në barazim pa gola (0:0), nga Dukagjini i Klinës, në ndeshjen e xhiros së tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua të dielën në mbrëmje, nën reshjet e vazhdueshme të shiut, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Pas gjashtë fitoreve radhazi, skuadra bardhekaltër nuk arriti të vazhdonte serinë pozitive.

Portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, u dallua me disa pritje vendimtare, duke ndihmuar skuadrën e tij të siguronte një pikë të rëndësishme.

Me këtë barazim, Prishtina zbret në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe Malisheva, e cila tashmë kryeson tabelën. Prishtina, megjithatë, ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Dritën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here