Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë/ Autori zbriti nga një furgon, ndërtuesi po dilte nga…

0
90

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit, Niko Goro në Himarë.

Autori ka dalë nga një furgon ku ishin katër persona dhe e kanë qëlluar për vdekje, biznesmenin.

Ky i fundit ka qenë te supermarketi në pronësi të motrës e tij, ku edhe kjo e fundit ka marrë plagë. Ndërkaq autori është arrestuar.

NJOFTIMI

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj