Greqia vendos në karantinë qytetin e Kozanit, ka numrin më të lartë të infektimeve

0
39

Prej ditës së sotme qyteti i Kozanit në Greqi është vendosur në karantinë. Qyteti ndodhet afër Shqipërisë, e ku jetojnë dhe shumë shqiptarë, dhe ka raportuar numrin më të lartë për popullsi të të infektuarve me koronavirus.

Mediat raportojnë se vetë banorët janë shokuar nga ky vendim i papritur ndërkohë qënuk lejohet të dalin jashtë zonës pa leje të posaçme.

Që nga sot maskat duhet të përdoren kudo, është pezulluar çdo aktivitet social, festiv, mbledhje pune. Nuk funksionojnë gjykatat, hipotekat, njësitë administrative vetëm me takim elektronik, mbyllen dyqanet, parukeritë, qendrat e argëtimit, zonat arkeologjike, qendrat e argëtimit.

Me maskë të detyrueshme është bërë arsimi fillor e i mesëm, ndërsa mësimi on line është alternativa për universitetet.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj