Bolton: Për herë të parë nuk do votoj për një president republikan

0
31

Nga libri “Në zyrën ku ndodhi”-

Nga Robert Papa

Ambasadori Xhon Bolton në dy intervista ekskluzive për “FokusTV” ka theksuar se Trump është një anomali. Askush nuk e di se do jetë Amerika në një mandat të dytë. Do jetë një shou me Ivankwn, Kushner dhe Donaldin. Bolton do më deklaronte se Trump nuk është as republikan as demokrat. Është asgjë. Nuk ka asnjë filozofi apo strategji. Një anomali, një ndërprerës, shkatërrues.

Por Trump nuk ishte një rastësi. Ai sipas sondazheve ka shumë mundësi të humbasë, por ka krijuar një lëvizje, lëvizjen Trump. Filozofia e Stiv banon apo e Hasit të Këshillit të Lidhjeve të Huaja në New Jork, kërkon ndërtimin e një rendi të ri botëror. Trump nuk është as konservator e as liberal, por Amerika dhe Bota nuk do jetë më si përpara 2016. Natyrisht që presidentët këtu i zgjedhin votuesit, por në realitet vendos Kompleksi ushtarak Industrial dhe Korporatat, Wall Street. Atyre iu duhej dikush si Trump. Në historinë amerikane ai do jetë një përjashtim, mbase edhe anomali. Dhe të gjithë do habiten ashtu si dikur në perandorinë romake, kur perandor do bëhej ose një ish-bodyguard apo një afrikan. Sot po botoj një pjesë nga libri i tij të cilin po e përgatis për botim:

Pas largimit të Flyn, më 17 shkurt, Banon më çoi tekst duke kërkuar të shkoja të takoja Trump në Mara-a- Lago. Trump intervistoi 3 kandidatë: gjeneralin McMaster, gjeneralin Robert Cvaslen dhe mua.

Trump më priti i qeshur, duke thënë se sa shumë më respektonte dhe ishte i lumtur që të më kishte në konsideratë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Më tha se a do të pranoja një titull si Stiv Benon duke mbuluar çështjet strategjike? Me politesë i thashë jo. Isha i interesuar vetëm për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare. Gjatë bisedës ai tha: “Xhon duket tamam si në tv. Ndaj dua ta dëgjoj”. Kushner pyeti: “Si do e përballosh pikën që je kontravers dhe njerëzit ose të duan ose të urrejnë”? Pa u përgjigjur, ndërhyri Trump: “Po, tamam si unë. Njerëzit ose më duan ose me urrejnë. Xhon dhe unë jemi njësoj”. Unë shtova se dikush duhet të vlerësohet vetëm nga arritjet, duke listuar çka konsideroja se do të ishin arritjet e mia në Politikat e Jashtme.

Takimi përfundoi me një diskutim rreth Rusisë dhe Trump tha: “Ti dhe unë duhet të flasim një ditë për çështjen e INF”, duke iu referuar Traktatit të Forcave Bërthamore me largësi të ndërmjetme. Pastaj shpjegoi pse vetëm Rusia dhe Amerika ishin detyruar në kufizimin e aftësive të largësive të ndërmjetme dhe të tjerët e dhunonin traktatin (Kina, Irani apo Korea e Veriut). Kjo qe saktësisht çfarë kisha thënë unë, ndaj nuk pata dyshim se ai vazhdonte dhe përthithte Fox News. I sugjerova t’i thotë Putinit të respektonte traktatin, ndryshe ne do tërhiqeshim dhe Trump pranoi. U larguam bashkë me Bannon, i cila tha “kjo qe e madhe”. Por për mua qe e qartë se ai do zgjidhte një gjeneral. U ktheva te hoteli im. Më vonë, Bannon dhe Priebus më kërkuan t’iu bashkohesha të hanim nesër mëngjesin bashkë në Mar-a Lago. Priebus sugjeroi alternativa me postin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, duke referuar Trump, “kujto se me cilin po përballesh”. Ata premtuan ndikim real dhe një qarkullim të paevitueshëm të administratës, çka nënkuptonte se unë do isha Sekretar i Shtetit, ose diçka tjetër, bazuar në përvojën time. Iu shpjegova se ju keni nevojë ta kontrolloni burokracinë, jo vetëm ta shikoni prej Shtëpisë së Bardhë. NSC ishte një mekanizëm për të bashkëvepruar me agjencitë e sigurisë kombëtare dhe puna kërkonte dikë që kishte përvojën e nivelit të ulët se si gjërat funksionojnë ose jo. Nuk iu bëra ndonjë përshtypje.

Mendoj se Trump iu kishte thënë: “Futeni atë në Administratë, kësisoj do na mbrojë në TV”. Kjo qe gjëja e fundit që do bëja. Në një çast Bannon tha: “Më ndihmo mua aty ambasador”.

Në avion drejt Uashingtonit, dëgjova se Trump kishte zgjedhur McCasterin, por po thoshte në tv se: “Unë e njoh Xhon Boltonin, ne do i kërkojmë të punojë për ne në një post tjetër. Xhon është i mrekullueshëm. Patëm takim shumë të mirë me atë. Ai di shumë gjëra. Ka shumë ide të mira me të cilat bie dakord. Do flasim me Bolton për një post tjetër”.

Kushner më çoi një mesazh: “Ishte fantastike të kalonim kohë me ju, ne realisht, ju duam në skuadrën tonë. Le të flasim këtë javë, të gjejmë rolin më të mirë për ju”.

Uasterhot, sekretarja e Trump, të martën telefonoi të më lidhte me Trump, por celulari im ishte pa zë dhe nuk iu përgjigja. Kur telefonova unë, nuk u përgjigj Trump. I kërkova Uesterhout pse donte të fliste. Mbase nga frika e sulmeve të shtypit. Ajo tha: “Oh, donte t’iu thoshte sa i mrekullueshëm jeni” dhe donte të më falënderonte mua që shkova në Mara-a -Lago. I thashë se ishte e këndshme, por nuk doja t’ia prishja axhendën dhe ai nuk ka nevojë të më telefonojë përsëri, me shpresa ta ndalja plumbin. Pas disa ditësh, ajo përsëri, e bollshme asokohe ende, më la një tjetër mesazh duke thënë se presidenti donte të më takonte. Isha i bindur se flitej për ndonjë vend amorf, por fatmirësisht isha jashtë shtetit për dy javë dhe e kisha ndaluar plumbin përsëri.

Ti mund të vraposh, por nuk fshihesh dot dhe një takim tjetër me Trump u caktua për 23 mars, pas një dreke me McMaster në rrëmujën e Shtëpisë së Bardhë. I çova mesazh Bannon që të isha transparent: Isha i interesuar vetëm për Sekretar i Shtetit ose Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Përkoi të hyja te Uest Uing për herë të parë pas 10 vitesh, kur shtypi po priste për një konferencë anëtarët republikanë pas një takimi me Trump rreth dështimit për të apeluar Obamacare. Këtë desha edhe pse nuk kisha përgatitur përgjigjet.

Në kohën e Twitter, edhe një mosngjarje është ngjarje, ndërsa një reporter tuiti: Xhon Bolton sa hyri në Uest Uing. E pyeta si je dhe ai buzëqeshi dhe tha “health care”. Më pas Bob Costa i Uashington Post tuiti: ROBERT COSTA Trump do të sjellë Bolton brenda administratës. Ja pse ai ishte sot në Shtëpinë e Bardhë.

Unë pata një drekë të këndshme me McMaster, duke diskutuar Irakun, Iranin dhe Korenë e Veriut, pastaj shkuam në zyrën Ovale të takonim Trump, i cili sapo kishte drekuar me Sekretarin e Thesarit, Muuchin dhe një financier nga Nju Jork, Nelson Peltz.

Trump ishte ulur pas tavolinës së “vendosjes”, e pastër jo si ajo në Nju Jork, çka ishte gjithmonë me gazeta, shënime dhe raportime. Bëri një foto me ne të dy pastaj unë dhe McMaster u ulëm ballas tij për të biseduar. Folëm për Obamacare pastaj rreth Iranit dhe Koresë së Veriut mbi ato baza që kisha biseduar më parë më McMaster. Trump tha: “A e di, se ti dhe unë jemi dakord për çdo gjë, me përjashtim të Irakut”? Unë iu përgjigja: “Po, por edhe aty jemi në një mendje se tërheqja e Trupave nga Obama më 20122 na la në këtë katrahurë që kemi sot”. Tramp, pastaj tha:”Jo tani, por në kohën e duhur dhe pozicionin e duhur. Unë do iu kërkoj të vini në këtë administratë, dhe ti do jesh dakord”. Unë qesha, po ashtu edhe Trump me McMaster (por unë u ndjeva jo komod) dhe iu përgjigja: “Sigurisht”, duke ndjerë se përsëri e kisha ndalur plumbin që kisha frikë. Jo trysni, jo nxitim dhe jo vend pune amorf pa kuti postare.

Takimi zgjati diçka mbi 20 minuta. Unë u largova me McMaster, duke ndalur te zyra e Bannon. Vizituam zyrën e Priubus, duke u përplasur në korridor me Sean Spicer dhe më pas zëvendëspresidentin, i cili na përshëndeti ngrohtësisht.

Mjedisi m’u duk si fjetore kolegji me njerëz që hyjnë e dalin te dhomat e njëri-tjetrit duke përfolur çdo gjë. A nuk ishin në mes të një krize kur po përpiqeshin të kundërshtonin Obamacare, një nga çështjet e Trump 2016? Kjo nuk qe një Shtëpi e Bardhë si ajo që kisha njohur unë më parë nga administratat e kaluara. Sigurisht jo.

Gjëja më ogurzezë që dëgjova nga Pence ishte: “Jam shumë i kënaqur që po na bashkohesh”, çka nuk ishte ajo që po bëja! Ika më 2:15, por kisha idenë se mund të isha vërdallosur aty tërë pasditen. Pashë modelin e kontaktit me Shtëpinë e Bardhë të Trump që mund ta zgjaste pa afat, dhe në fakt ashtu ngjau. Mbarova 100 ditët e para i sigurt se çfarë do bëja dhe çfarë jo.

Siç ka thënë Kato i Riu, duke përmendur një thënie të Uashingtonit “Kur mbizotëron vesi dhe njerëzit e padrejtë pengojnë mendjen, posti i nderit është një stacion privat”.

Jeta nën Trump, sidoqoftë, nuk ngjasonte me jetën e Addisonit të Katos, ku heroi përpiqej të mbronte Republikën e Romës prej Jul Çezarit. Në fakt administrata e re më shumë përngjante me këngën e Eagles “Hotel California”: Mund të vish në çdo kohë. Por ju nuk ikni kurrë”.

Vijon në numrin e radhës…

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj