Meta takon zyrtaren amerikane për Arsimin: Të arsimohen më shumë studentë në SHBA

0
189

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ndihmëssekretarene DASH për arsimin e kulturën, Maria Royce.

Ai vlerësoi rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës.

“Duhet të synojmë, – theksoi Presidenti Meta, “që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij”.

“Shqipëria mirëpret, vijimin e angazhimit të përbashkët në drejtime të tilla, si shkëmbime të studentëve, akademikëve apo studiuesve të të dy vendeve.

Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here