VENDIMI/ Nga sot kufiri me Maqedoninë e Veriut kalohet pa testin

0
182

Prej kësaj të henë shtetasit maqedonas do të mund të hyjn ënë Kosovë dhe anasjellas pa iu nënshtruar testit të PCR-së.

Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë. Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here