VIDEO- Manastirliu jep shembullin e para dhe ka një apel për qytetarët

0
29

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duket se ka nisur të zbatojë urdhrin e qeverisë për të vendosur maskën me detyrim, nga dita e sotme. Teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale ministrja shprehet se nga e enjtja kjo do të jetë detyrim për të gjithë për të mbrojtur veten dhe për të ulur infektimet. Manastirliu thotë se nuk duhet çuam dëm sakrifica e kaq shumë muajve, ndërsa shton se me durim dhe kurajo dhe maskën e vendosur kudo, do ia dalim.

“Mirëmëngjes unë sapo dola nga shtëpia për të vajtur në punë dhe e vendosa maskën. Nga dita e enjte kjo do të jetë rregull për të gjithë. Askush nuk na pengon të mësohemi që sot ta bëjmë zakon të përhershëm tonën. Kemi mundësi të mbrohemi të ulim infektimet. Pse duhet të sëmuremi. Pse duhet ta çojmë dëm sakrificën e kaq shumë muajve.

Pavarësisht përgatitjes spitalore është jeta e shqiptarëve ajo që duhet të mbrojmë. Të ndihmojmë veten dhe të tjerët. Të mbrojmë shëndetin duke vendosur barrierën mbrojtëse. Beteja e parë që duhet të fitojmë është beteja shëndetësore. Do të jemi bashkë edhe këto muaj me durim edhe kurajo me maskën e veshur kudo. Javë të mbarë dhe kujdesuni për vete”, shprehet Ogerta Manastirliu

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj