Denoncimi i rrallë në polici: Komshiu shan lopët me fjalë të pista

0
330

Një burrë nga Vaqarri i ka çuditur oficerët e policisë me kallëzimin e tij, ku dhe pretendon se nga sharjet me zë të lartë, u preket morali si familje. Denoncimi sipas burimeve të gazetës Si u regjistrua në komisariatin e Vorës dhe është një ankesë ndaj një të moshuari që ka në pronësi një stallë lopësh, të cilat sipas denoncuesit i shan dhe i ofendon me fjalë të pista. Burimet e gazetës Si tregojnë se S. P, mosha 62 vjeç banues në fshatin Marqinet 2 u paraqit i shqetësuar në komisariat dhe kërkoi takim me oficerin, që nga ana e tij nuk hezitoi të shkruajë gjithçka dëgjonte nga ata tjetër e tryezës së zyrës. “Fqinji ka një stallë lopësh, ai jo vetëm na prish ajrin çdo ditë, por shkakton zhurmë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 22.00 gjatë bluarjes së misrit”.

Por ankesa më e madhe e S. P vijon si më poshtë:

52-vjeçari thekson: Na është bërë jeta e padurueshme, ai bërtet me zë të lartë në stallë, duke sharë me fjalë të rënda lopët, ky fjalor nuk është i përshtatshëm për moralin tonë, si tek djemtë tanë edhe tek vajzat, pasi ai fjalor nuk përdoret në shtëpinë time.

Policia ka administruar si prova planvendosjen e banesave ku dhe ka konstatuar se stalla e komshiut është fare pranë denoncuesit dhe të dyja palët janë lindur dhe rritur në të njëjtën lagje. I kallëzuari ushtron aktivitetin e mbarështimit të lopëve prej së paku dhjetë vitesh, kurse sipas 52-vjeçarit ai së fundmi po ndot ajrin, po prish qetësinë dhe po u shkatërron moralin.

Policia sipas burimeve të gazetës Si shpjegon në procesverbal se në lidhje me këtë situatë burri fillimisht ka tentuar ta zgjidhë problemin me ndërhyrjen e fisit, por përgjigjja nga komshiu ka qenë refuzuese dhe negative.

S. P shton: në këtë rrethanë njoftova bashkinë e Vorës, e cila më ktheu përgjigje se stalla e lopëve ishte e regjistruar si shtëpi banimi dhe bashkia nuk ndërhyn dot. Të njëjtën veprim kreva edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ende nuk kam përgjigje.

Policia ka thirrur edhe bashkëshorten e denoncuesit që ka mbështetur versionin e S. P, e cila nënvizon se kjo gjendje sharjesh ka ndikuar negativisht edhe në gjendjen e saj psikologjike. Për këtë shqetësim policia deklaron për gazetën Si se ka administruar edhe deklarata të tjera të fqinjëve në Marqinet që shfaqin të njëjtin shqetësim. Në përfundim të këtyre veprimeve, pasi të pyesin edhe rritësin e lopëve, burimet tregojnë se do ta referojnë çështjen në prokurori për veprën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike./ Gazeta SI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here