“Nuk ka asnjë formulë që e shpëton Edi Ramën”, Basha flet për Kodin e ri Zgjedhor

0
191

Lulzim Basha, kreu i PD-së e konsideron antikushtetues miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor vetëm nga maxhoranca.

Duke folur për gazetarët ai tha se këto lëvizje tregojnë tmerrin e kryeministrit Edi Rama nga zgjedhjet.

“Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet që kjo bandë e ka vjedhur dhe e ka kërdisur Shqipërinë. Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare.

Çdo hap antikushtetues do të kontestohet në të gjitha format. Kjo s’ka asnjë diskutim. Në kundërshtim me 5 qershorit dhe standardet e OSBE-ODIHR, do të kontenstohet. Nuk ka formulë që ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve. Njerëzit shumë shpejt do ta japin verdiktin e tyre sepse e bëjnë fare qartë kontrastin midis opozitës dhe një bande që e trajton Shqipërinë si çifligun e saj”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here