Kodi zgjedhor në Kuvend, Meta: Sot ai që prek “5 qershorin”, ngre dorën kundër integrimit

0
228

Teksa Kuvendi po voton ndryshimet e Kodit Zgjedhor, presidenti Meta bën apelin e tij të fundit duke thënë se do të nxjerrë emrat, dhe se ata që prekin marrëveshjen e 5 qershorit ngrejnë dorën kundër integrimit të Shqipërisë.

“Unë uroj që e ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, dhe po ashtu të ashtuquajturit opozitarë, nëse duan të quhen të tillë, ti mbyllin sot derën integrimit të vendit të Shqipërisë. Pasi çdo deputet qëë ngre sot dorën, duhet ta dijë që do të ketë përgjegjësi individuale dhe politike, sepse kjo është një përmbysje tinzare dhe e pabesë e rregullave të lojës. Presidenti do i publikojë emrat e të gjithë atyre që duan ta rikthejnë Shqipërinë 30 vite pas, presidenti do bëjë atë gjë që është e mirë për Integrimin e Shqipërisë. Presidenti dhe 3 milionë shqiptarë do tregojë se Europa është në zemrat e tyre, dhe nuk është vetëm euro”, u shpreh Meta.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë konferencës së përbashkët me homologun e Bosnje Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here