Ligji për përgjimin/ Tërhiqet Sandër Lleshaj dhe komunikon vendimin e rëndësishëm: Këto janë rastet kur gjurmohet dhe mbikëqyret!

0
218

I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë të ditur se ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit janë rishikuar pas debateve dhe keqkuptimeve, me pjesën e kompetencave për përgjimet.

Sipas tij, në draft nuk është më fjala përgjim, por mbikëqyrje ambientale. Kohë më parë një debat i madh u ndez pasi me këtë ligj synohej t’i jepeshin Policisë atribute për të kryer përgjime, ndërkohë që është kompetencë e Prokurorisë.

Por Lleshaj tha se ishte keqkuptim dhe e pavërtetë. Sipas ministrit të Brendshëm, me ligjin e ri Policia mbikëqyr në mënyrë të veçantë të komunikimeve joelektronike, mbikëqyrjen e veçantë në vende publike dhe gjurmimin e personave të dyshuar me mjete dhe teknika për të lokalizuar vendndodhjen.

“Drafti i ligjit të arrihet në atë trajtë që të ketë konsensusin e miratimin. Janë bërë rishikime në terminologji. Pati keqkuptime. Për arsye se shumë veta e keqkuptuan sikur bëhej fjalë për ndërhyrje në ligjin e përgjimeve, apo dhënie kompetencash Policisë për të bërë përgjime.

Është zëvendësuar fjala përgjim ambiental me mbikëqyrje. Dhe kjo besoj që e ka zhvlerësuar dhe adresuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve, dhe përfaqësues institucionesh.

Në thelb ligji 131, gjatë veprimtarisë informativo- gjurmuese, me qëllim parandalimin e veprave penale, zbulimin e tyre, autorëve. Policia merr, përpunon. dokumenton informacion nëpërmjet

a)Mbikqyrjes së veçantë zanore të komunikimeve joelektronike.

b) mbikëqyrjes së veçantë për personat e dyshuar në vendet publike

c) Gjurmimin e personave të dyshuar me mjete dhe teknika të veçanta për të lokalizuar vendndodhjen.

Këto atribute i kanë Policitë në gjithë botën.”- tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here