Situata ne Universitete/ Rektori : Nuk do ketë ndryshime në tarifa, është shpenzuar për mësimin në distancë, mësimi i alternuar

0
268

Universiteti i Tiranës nuk do ketë reduktim tarifash për këtë vit akademik. Për shkak se gjatë 4-5 muajve të fundit të vitit akademik 2019-2020 studentët, sidomos ata të master, nuk i përdoren shërbimet e universitetit ata kanë kërkuar reduktim tarife. I pyetur gjatë një interviste televizive nëse do ketë ulje tarifash, Rektori i UT, Artan Hoxha deklaroi se kjo nuk di të jetë e mundur. Sipas tij, pavarësisht pandemisë universiteti dhe stafet janë mundura në maksimum të japin të gjitha shërbimet e nevojshme për studentët dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë ulje tarifash për këto arsye, por as rritje jo. Ai tha se reduktim do të ketë për ata studentë që përfitojnë sipas rregullave. “Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka kaluar tarifat e këtij viti, janë miratuar dhe nga Bordi i Administrimit, nuk ka lëvizje tarifash, rritje nuk ka. Në nuk kemi pasur reduktim të shpenzimeve. Studentët i kanë përdorur më pak auditorët, por ne kemi shpenzuar për mbajtjen e auditorëve dhe kemi shpenzuar për dezinfektimin e tyre. Nuk është se ne kemi ulur kostot e shpenzimeve universitare edhe mësimi në distancë ka pasur kosto. Për sa i përket tarifave të studentëve pakti për universitetin i kanë reduktuar studentët e vitit të parë në detyrimet që ata kanë ndaj universitetit. Një pjesë e studentëve përjashtohen nga tarifat e Universitetit. Diskutimi është për studentët e nivelit të dytë të masterit. Senati i UT ka marrë vendim ku ka konfirmuar tarifat e vitit të shkuar ka bërë një ulje tarife regjistrimi për studentët e nivelit të dytë master, e cila për ta mund të mos jetë shumë e ndjeshme, por për universitetin janë 50 milionë lekë”, tha Hoxha. Ndërsa konfirmoi se mësimi do të fillojë në 2 nëntor, rektori tha se do përpiqen që leksionet dhe praktikat të bëhen në auditore, por me numër më të reduktuar studentësh. Gjithsesi do të ketë alternim me platformën on-line. “Mësimi në universitete do të nisë në 2 nëntor, ndërsa aktualisht po punohet për krijimin e një platforme për mësimin on-line. Për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit mësimi pritet të bëhet i koordinuar. Leksionet ku ka shumë studentë do të ndahen në grupime më të vogla ose on-line, në ato grupime ku nuk ka studentë shumë edhe leksionet do t’i zhvillojmë në auditore. Kurse praktikat mësimore, seminaret, ne kemi planifikuar që ti bëjmë në auditore”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here