Makthi i shoferëve në Durrës, në pranga hajduti i makinave. Nuk kursente as…

0
14

Policia e Durrësit bën të ditur se ka vënë në pranga një 47-vjeçar nga Tirana i cili vidhte xhamat e automjeteve.

Ai ishte kthyer në makthin e shoferëve në Durrës. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se operacioni i koduar “Navigatori” ka çuar në arrestimin e A.Q, i cili dyshohet për 9 vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 29.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka thyer xhamin e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., ku ka vjedhur disa sende personale” njoftoi policia.

Gjithashtu ai akuzohet se ka vjedhur pasqyrat e një mjeti në pronësi të shtetasit M. M.

Ky shtetas dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit shtator në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

“Autori ka thyer xhamat e mjeteve I. G., E. T., M. P., M. C., F. A., Xh. R. dhe ka vjedhur navigator, pasqyra ose sende personale. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se më datë 22.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Durrës, ka thyer xhamin e një automjeti në pronësi të një institucioni shtetëror, ku ka marrë një palë çelësa” bën me dije policia në komunikatën për media.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çelësa egzagonal që shërbenin për zbërthimin e navigatorëve dhe pasqyrave të mjeteve, pasqyrat e vjedhura të mjeteve dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj