Basha: Zbato planin me 5 pika, Rama: Programi, si tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë

0
256

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me thirrjen që Basha i bëri për të zbatuar planin prej pesë pikash të PD-së.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, ironizon Rama në Twitter.

Pak më parë Basha i kërkoi të lërë mënjanë lojën e propagandën por të nisë zbatimin e planit.

Me heret Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama të nisë zbatimin e planit 5 pikësh të PD-së dhe ti japë fund lojërave dhe propagandës.

“Ftesa që kam sot për qeverinë: Jepini fund lojërave dhe propagandës, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbatojeni! Siguroni mbrojtjen ndaj pandemisë se po shtohen rastet, mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, jepini pagën dhe rimbursim të sëmurëve se siç më tha një infermiere një i sëmurë me Covid 19 harxhon vetëm për barnat 60 mijë lekë, ndërsa nëse merr edhe oksigjen shkon deri në 12 mijë lekë të reja. Jepni 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.

Hapa e shkollave e ka rritur mundësinë për përhapjen e virusit, të merren masa për furnizimin me ujë në shkolla, maska higjienizues duhet të jenë falas.

Shqetësimi kryesor që më shprehën bizneset ishte rënia e konsumit, xhepat e qytetarëve janë bosh, kursimet kanë shteruar, ndaj i ftoj të marrin masa, kush ka humbur punën të marrë pagesë prej 160 mijë lekësh për 6 muaj, për të ripunësuarit biznesi duhet të marrë mbështetje 200 mijë lekë. Biznesi i vogël të marrë një cek prej 1 mijë euro për 6 muajt e ardhshëm. Plani ynë me 5 pika është kundër krizës dhe duhet të nisë zbatimim menjëherë. Cdo ditë që qeveria e vonon rëndon gjendjen e shqiptarëve, iu shtrëngon lakun në fyt shqiptarëve”,- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here