Ne mbeshtetje te Ora News!, Sonila Meço e zbulon ‘live’ në emision se për çfarë bëhet fjalë

0
377

Gjatë emisionit të Sonila Meços, Alfred Lela dhe drejtoresha e Programacionit në RTV Ora, Brisida Shehaj bënë me dije se duke nisur nga e hëna e 28 shtatorit, do i bashkohet RTV Ora me emisionin “Politiko ON/OFF”, çdo të hënë e të enjte. ora 21:00, duke zëvendësuar Artur Zhejin.

I pyetur nga moderatorja e emisionit se, pse zgjodhi RTV Ora pikërisht në një kohë sekuestrosh dhe sulmesh ndaj presidentit të saj, Alfred Lela u përgjigj:

“Mua kjo më tërhoqi. Pozicioni i pafavorshëm në dukje i Orës dhe presidentit të saj, ardhja në një kohë të persekutimit të pushtetit. Unë jam një prej tyre, para pak muajsh më pak prekur vetë ky persekutim. Kështu që në këtë pikë jemi të ngjashëm dhe dua të ndaj një udhëtim me të ngjashmit. Kjo ishte”

Sonila Meço: E nis në një televizion të sekuestruar.

Brisida Shehaj: Ne jemi njësoj. Është i gjithë stafi, përveçse një sanitare që punon në bashkinë e Tiranës. Vetëm një kemi humbur gjatë këtij sekuestrimi. Do të jemi këtu deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here