Vettingu shkarkon prokurorin e Tiranës/ 2 çështjet e rëndësishme që ai kishte në dorë

0
83

KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini, për shkak të problemeve me pasurinë.

Në senacën dëgjimore ai u pyet për burimet financiare për dy apartamente dhe një vlerë 40 mijë euro që një kompani ndërtuese kishte depozituar në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij.

Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për prokurorin Mersini përbëhet nga Etleda Çiftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Xhensila Pine anëtare.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger. Alket Mersini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Durrësit dhe atë të Tiranës.

Prokurori ka pasur në dorë dy çështje të rëndësishme, atë të dosjeve të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe i falsifikimeve të biletave të autobusëve.

Leave a Reply