“Sa më e gjatë jeta jote, më e bukur jeta ime”, Ermal Fejzullahu uron të atin për ditëlindje

0
15

Sabri Fejzullahu këngëtari i madh shqiptar mbush sot plot 73 vite dhe mes urimeve të shumta nuk ka munguar as ajo e djalit të tij të vogël, Ermalit i cili ka zgjedhur fjalë të veçanta për të atin.

“Urime ditëlindja i pazëvendësueshëmi i shqiptarisë! I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë dhe sa më e gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të dua shumë unë dhe padyshim edhe gjithë shqiptarët kudo që janë!”, ka shkruar Ermali në urimin për babanë e tij.

Të dy ata sot janë emrat më të suksesshëm në muzikë, dhe kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin teksa Sabriu e ka mbështetur Ermalin që në hapat e parë të karrierës së tij.

Leave a Reply