“Policia dështoi”, Lleshaj në Elbasan: Nuk dorëhiqem, eci përpara, kam një mision për të kryer

0
346

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u vu në një shënjestër të akuzave mbrëmjen e djeshme se policia kishte dështuar lidhur me ngjarjen e rëndë në zonën e NSHRAK-ut në Tiranë ku një makinë shpërtheu në mes të rrugës e mbeti i plagosur drejtuesi i saj.

Nga Elbasani Lleshaj tha se unk do të dorëhiqet pasi ka një mision për të kryer.

“Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.

I pyetur për deklaratat për largimin apo qëndrimin e tij, ai tha se kanë qenë përgjigje të pyetjeve dhe se nuk dorëhiqet por ecën përpara.
“Nuk ka qenë asnjë deklaratë e kundërt. Kam dhënë përgjigje për pyetje të tilla. S’kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi”, u shpreh Ministri.

Në mbrojtje të tij doli dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili tha se sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në të gjithë botën.

“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here