Vrau ish-kunatën pas konfliktit për shtëpinë, merret në mbrojtje familja e autorit

    0
    320

    Autori i vrasjes së 34-vjeçares Jetmira Hasani mbrëmjen e të martës në Bathore është ende në arrati, ndërsa mësohet se familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të ndonjë hakmarrje të mundshme.

    Agron Tanushi akuzohet se vrau me pushkë ish-kunatën, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

    Ndër të tjera mësohet se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi prej kohësh ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën pas divorcit të vëllait të tij. Ndërkohë, policia ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here