E rëndë në Durës, e vret qenin duke e tërhequr zvarrë, organizata për mbrojtjen e kafshëve: Të nisin hetimet

0
334

Organizata vullnetare Animal Rescue Albania (ARSA) denoncoi të hënën në rrjetet sociale vrasjen mizorisht të një qeni duke e tërhequr zvarrë me makinë. Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në Sukth të Durrësit dhe për këtë ARSA u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit.

“Çfarë mëkati kaq të madh kishte bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë?” – shoqërohej nga ARSA denoncimi me foto në Instagram.

Në denoncimin me të paktën tre foto, shihet një makinë tip Renault Megane me targa AA 940 YI që ka të lidhur pas një qen, në dukje, labrador. Ky shfaqet teksa përpiqet të lirohet nga lidhja ndërkohë që makina është në ecje.

Në foton e tretë qeni shfaqet i dorëzuar dhe pa shenja jete.

Euronews Albania iu drejtua policisë dhe ministrisë së Brendshme për më shumë informacion, ndërkohë që ARSA ka bërë thirrje që dashamirësit e kafshëve dhe natyrës t’u nisin një seri kërkesash për nisjen e hetimeve.

Sipas kodit penal (Nenet 207/b; 207/c), të ndryshuar vitin e shkuar pas angazhimit të vetë ARSA-s me një peticion prej 37,500 firmash, keqtrajtimi apo vrasja e kafshëve dënohet me gjobë ose burg deri në gjashtë muaj.

View this post on Instagram

🆘💔‼️ SHPERNDANI 🆘💔‼️ DENONCONI 🆘💔‼️ REAGONI I gjori vogelush cfare mendoje valle teksa perpiqeshe me putrat e tua te kundershtoje mostren qe te terhiqte zvarre pa' meshire? Vertete mendove se trupi yt i brishte perpara atij monstruoziteti do i'a dilte? Vertete mendove se monstra qe buzeqeshte duke thene se te kishte nxjerre nje shetitje do te ndalej nga dhimbja jote? Cfare mekati kaq te madh kishe bere vogelush qe te terhoqen zvarre deri ne vdekje, qe te torturuan derisa pe vdekjen ne sy dhe e ndjeve ne cdo qelize tenden? Ke lehur shume? Ke ngrene pulat? Apo mos ishe valle i semure? Pas kesaj makine eshte monstra e vertete, personi qe buzeqesh me gjakftohtesi teksa torturon deri ne vdekje kete qen te gjore eshte familjare i juaji, eshte kushuriri juaj, eshte komshiu juaj, eshte miku juaj, eshte kolegu juaj… nuk i dihet kurre se neser kete krim nuk do ta kryej ne demin tuaj. Nese e doni jeten, veten, femijet, familjaret, miqte tuaj denonconi kete Monster. Ftojme secilin nga ju te dergoj kete e-mail ne adresat: alfred.cepe@asp.gov.al plarent.ndreca@mb.gov.al ministria.brendshme@mb.gov.al ardian.bita@mb.gov.al policiaeshtetit@asp.gov.al info@kryeministria.al "Te nderuar, Fotografite bashkelidhur dokumentojne vrasjen me dashje te nje kafshe shtepiake. Ngjarja ka ndodhur ne Sukth, Durres. Ne zbatimi te neneve 207b dhe 207c te Kodit Penal ne RSH, kerkoj nga institucioni juaj hetimin e ngjarjes dhe vendosjen perpara drejtesise te autorit sipas parashikimeve ne ligj. Duke i'u falenderuar paraprakisht per bashkepunimin, Nderime Emer Mbiemer"

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania) on

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here