Google search engine

    Viktima e parë në burgje/ Ndërron jetë një nga të infektuarit në burgun e Drenovës

    0
    325

    Shënohet viktima e parë në burgje nga koronavirusi. Sipas News 24 një 74-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Drenvoës ka ndëruar jetë si pasojë e virusit të rrezikshëm.

    Bëhet fjalë për Caush Banaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Fierit në vitin 2000.

    I moshuari ishte i shtruar te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku dhe ka ndërruar jetë, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera. Ai është një nga të burgosurit e infektuar me koronavirus në Burgun e Drenovës, ndërsa shqetësues është fakti se ka qenë i shtruar në Spitalin e Korçës para se të transferohej tek Infektivi, e më pas te Shefqet Ndroqi.

    Gjithashtu sipas News 24, i infektuar me koronavirus është edhe djali i viktimës, Enkelejd Banaj, edhe ky i dënuar me 23 vite burg për vrasje, por që është me simptoma të lehta. Babë e bir akuzohen për vrasjen e tre personave në Mallakastër, në vitin 1997.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here