Urdhëroi të birin t’i vriste vajzën 23-vjeçare/ Dalin detajet tronditëse për Shkëlzen dhe Faik Bucin, përfshirja e tyre në atentatin kundër aktorit të njohur shqiptar

0
59

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me Faik Bucin, babain që urdhëroi të birin të vriste mizorisht vajzën, Eglantina Bucin, me plumb në kokë në Dajt.

Sipas ABC News, Faik Buci është i dënuar me 1 vit burg për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës në lidhje me atentatin e aktorit Mishel Prela.

66-vjeçari Buci u dënua për atentatin e Prelës, në korrik të vitit 2017, tek Gjimnazi Partizani.

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, rezulton se Faik Buçi çmontoi pistoletën me të cilën i biri tentoi të vriste aktorin Prela.

Për ngjarjen në vitin 2017, Shkëlzen Buci u dënua me 18 vite dhe më pas me gjykim të shkurtuar, dënimi shkoi 12 vite.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj