Një për rrëmbim personi dhe 3 për kultivim narkotikësh, ja kujt i dërgon OFL formularin

    0
    253

    Operacioni Forca e ligjit u ka dërguar kërkesën për deklarimin e pasurisë tre katër të dënuarve, një për rrëmbim personi dhe tre të tjerë për kultivim narkotikësh.

    Brenda 48 orëve ata duhet të dorëzojnë sërish këtë formular.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

    Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

    A. V., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;

    L. K., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

    B. T., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

    I. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here