“Nuk më japin ujë, s’më ndërrojnë”/ Mes lotësh vajza jep dëshminë tronditëse për nënën e shtruar tek Infektivi: Sa iu vënë aparaturat nuk duan t’ia dinë!

0
111

Një dëshmi prekëse ka ardhur nga një vajzë, nëna e së cilës është e shtruar tek spitali Infektiv, pasi po trajtohet për COVID-19.

E reja e cila po qëndronte para spitalit me ditë të tërë, në pritje për të marrë informacione për nënën e saj, shprehet se mamasë së saj nuk po i ofrohet shërbimi i mirë.

Teksa tregon një bisedë telefonike me të ajo shprehet se e ëma i ka treguar se në spital nuk  i japin ujë, s’e ndërrojnë.

“Prej ditësh s’kemi asnjë informacion. Nuk bëhet më, më ka thënë doktoresha.

 Po më vdesin, më morën frymën, më tha nëna kur fola në telefon. S’më japin ujë, s’më ndërrojnë, më tha më tej.

Këto informacione i kam nga nëna.  Sa i venë ato aparaturat nuk duan t’ja dinë më.

Këto janë informacionet e vetme që di për nënën. S’japin informacion. Por të paktën të çoj bebelinat se na kanë kërkua bebelina. Shumë keq situata.

6 ditë fjeta në makinë tani kam fjetur në hotel.

Nëna kur erdhi ishte në gjendje të mirë, fliste. Pastaj më thoshte se më bërtasin ata brenda më thonë se përse i ankohesh vajzës.

Nuk po dimë çfarë po bëhet. Ne jemi njerëz s’jemi kafshë, nuk rrimë këtu se na mori malli. Të paktën të na japin informacion, të marrim informacion në një zyrë”, tha ajo për Neës 24.

Ajo u shpreh gjithashtu se është bërë pishman që e ka sjellë nënën e saj në spital, ndërsa deklaron se i ka kërkuar mjekëve që ta marrë nënën në shtëpi.

“I thashë doktoreshës që ta marr nënën në shtëpi dhe të japë frymën e fundit”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj