Rama-drejtuesve të DAR: Duhet ta bëni natën ditë, dilni në terren personalisht

0
50

Kryeministri Edi Rama ka dhënë për herë të parë mesazhin publik para nisjes së vitit të ri shkollor, duke e quajtur vitin më të vështirë në historinë tonë. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, tha ai në fillim të fjalës së tij, por jo imun.

Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, Rama u dha porosi direkte atyre që të dalin në terren personalisht për të ndjekur me rigorozitet zbatimin e udhëzuesit.

“Suksesi në zbatimin e udhëzuesit lidhet me dyfishimin, trefishimin, shumëfishimin e energjive që ju dhe gjithë skuadrat tuaja së bashku me drejtuesit e shkollave dhe mësuesit duhet të vini në dispozicion të këtij viti. Duhet ta bëni natën ditë dhe të jeni në krye të detyrës në terren ju personalisht dhe të gjithë ata me të cilët ju punoni çdo ditë për të ndjekur me rigorozitet zbatimin e udhëzuesit. Udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tij, por duhet ta mishëroni ju të parët. E dini shumë mirë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë deri me 3 turne”, tha Rama.

Leave a Reply