Ishte në makinë me bashkëshorten/ Zbardhet dëshmia e ‘komandos’ që plagosi dje 2 persona

0
333

Mbrëmjen e djeshme 2 persona mbetën të plagosur në Zall Herr.

Mësohet se i riu, i cili kishte ndjekur një kurs për komando ka dëshmuar se dy djemtë i kishin zënë rrugën pranë një lokali në Zall Herr, Tiranë mbrëmjen e 31 gushtit 2020.

Klodian Beshiri dyshohet të kenë pasur konflikte të mëparshme me një prej tyre, Redi Myrton.

Shkak sipas burimeve ka qenë konflikti për pronat në zonën e Zall Herrit.

Beshiri ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij së bashku me bashkëshorten kur dy të rinjtë, Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta dhunojnë.

34-vjeçari Beshiri para uniformave blu, është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi ata i kanë zënë rrugën.

Ndërsa vetë Redi Myrto i cili mori një plumb në kofshë ka treguar se mesditën e së dielës, Beshiri ishte zënë me vëllain e tij, Danjelin.

Kush ishte “komandoja”?

Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr, por më pas gjithçka ishte lënë aty. Sipas burimeve, aktualisht ai  punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti.

26-vjeçari Rexhep Qefalia ka marrë plagë në kofshë ndërsa Redi Myrto, 23 vjeçar, është goditur me qytën e pistoletës.

Policia ka sekuestruar armën pa leje me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here