Lë frigoriferin para koshit të plehrave, kryebashkiaku ia çon në shtëpi dhe …

0
289

Ndodh edhe kështu. Frigoriferin e prishur e lë para koshit të plehrave dhe falë telekamerave të vëzhgimit në vend, kryebashkiaku i Gerre de Caprioli në Cremona të Italisë, Michel Marchi ia çon pronarit në shtëpi.

Madje ai i shkruan mbi frigorifer: “I dashur qytetar, të ka rrëshqitur frigoriferi para plehrave në Gerre. Për fat të mirë të pamë dhe ta sollëm. Më pas do të të dërgoj dhe gjobën”, i ka shkruar kryebashkiaku.

Më pas ka qenë vetë kryebashkiaku që ka postuar foton e frigoriferit duke treguar dhe episodin. “Vëmendja e menaxhimit të mbetjeve është thelbësore”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here