Greqi, pacienti shqiptar sulmon me thikë infermieren por më pas…

0
40

Një ngjarje tragjike është regjistruar në një spital të Greqisë, ku një pacient 59-vjeçar shqiptar ka sulmuar me thikë një infermiere.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30 të mëngjesit në pavionin e kardiologjisë në një spital të Athinës.

Ai ishte operuar një javë më parë pneumotoraks shtyp butonin për ndihmë nga infermierja. Pak më pas infermierja e turnit hyn në dhomën me 4 pacientë, 59 vjeçari e pret pas derës dhe e sulmon me thikë, e hedh në shesh dhe e qëllon me duar.

Menjëherë pas thirrjeve për ndihmë, heq me forcë serumet dhe vrapon nëpër korridor. 59 vjeçari u ngjit në katin e katërt nga shkallët e sigurisë dhe u hodh në hapësirën e brendshme të spitalit. 59 vjeçari gjeti vdekje të menjëhershme. Për 48 orë do merrte fletëdaljen dhe nuk kishte asnjë të dhënë për probleme psikike.

Infermierja e plagosur rëndë është një 32 vjeçare, nënë me dy fëmijë, po kurohet jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rëndë me plagë në kokë, kraharor e të tjera më të lehta, të shumta, në duar e këmbë.

Menjëherë në spitalin qendror të Athinës ka arritur policia, ndërsa prononcim në media ka dhënë drejtoria e spitalit, kryetari i federatës së punonjësve në.spitalet publike të Greqisë, ndërsa telefonatë urgjente për incidentin ka bërë ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilias. Vazhdimisht dalin detaje të reja për ngjarjen e pazakontë.

Leave a Reply