Çelen 600 shkolla publike, 5400 nxënës do të përforcojnë njohuritë për dy javë

0
44

Rreth 600 shkolla çelen sot në të gjithë vendin, ku në banka do të ulen 5400 nxënës. Bëhet fjalë për ata të cilët nuk kanë pasur akses ndaj mësimit online dhe që në këto dy javë do të përforcojnë njohuritë e tyre.

Nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës, nxënësit e klasave të para deri në të pestat do të plotësojnë njohuritë për dy javë deri në nisje të vitit të ri shkollor. Më pas në datën 14 shtator, do të nisë procesi mësimor për të gjithë nxënësit e tjerë, në sistemin parauniversitar.

Leave a Reply