Takimi me Ramën/ Nisin hetimet për presidentin e Kroacisë, kërkohet edhe ‘ndihma’ e Shqipërisë

0
349

Udhëtimi i presidentit kroat, Zoran Milanovic në Shqipëri e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes së mediave dhe akuzave. 

Për këtë është ngritur një komision shtetëror për konfliktin e interesit i cili ka nisur hetimet se sa ka kushtuar udhëtimi, kostoja e akomodimit dhe mbi të gjitha qëllimi i takimit me kryeministrin Edi Rama. 

Kjo sepse në fillim të vizitës, zyra e shtypit të presidencës, njoftoi se udhëtimi në Shqipëri është për çështje private, megjithatë, pas ngritjes së komisionit ata njoftuan se ishte një vizitë shtetërore. Në deklaratën e dytë, këshilltarët thanë se vizita në Shqipëri në 12 dhe 13 gusht ka ardhur pas ftesës së kryeministri Edi Rama dhe se udhëtimi ishte pjesë e detyrave të tij presidenciale. Për këtë arsye kanë nisur hetimet dhe për këtë kërkojnë edhe “ndihmën” e Shqipërisë.

“Nga njëra anë, thuhet se ishte një udhëtim privat, nga ana tjetër, na është thënë në përgjigje tjetër se ishte për qëllime zyrtare. Rezultojnë fakte që janë kontradiktore dhe që ne duhet t’i verifikojmë. Ne patjetër kemi nevojë për dokumente për të mbështetur atë që shkruhet nga Presidenca”, thuhet nga Komisioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here