Vrau rumunin për një orë dore, arrestohet pas 22 vitesh në Greqi shqiptari

0
281

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar i cili 22 vite më parë kishte vrarë për një orë një shtetas rumun në Itali.

Mediat në shtetin helen nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit të arrestuar, por thonë se operacioni për arrestimin e tij u bë mëngjesin e djeshëm në Larisa nga policia e Selanikut.

Në vitin 2002, një gjykatë në Itali e dënoi shqiptarin me 18 vite burg. I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet edhe ekstradimi në Itali.

Si ka ndodhur vrasja?

Sipas dokumenteve të prokurorisë italiane, shqiptari i cili ishte në kërkim, në vitin 1998 i kishte rrëmbyer një orë një bashkëqytetari të viktimës.

Ky i fundit i kërkoi shqiptarit që t’ia rikthente orën, por gjatë zënkës, e qëlloi për vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here